Mesfushori me origjinë shqiptare, Elvis Rexhbeçaj, ka shpërthyer sivjet në Bundesligë. 21-vjeçari ka fituar vëmendjen e duhur te Wolfsburgu duke u bërë pjesë e ekipit të parë.
Ai numëron 23 ndeshje, 12 i ka nisur si titullar dhe ka shënuar 1 gol. Ai ka firmosur kontratën e re deri në vitin 2023 me ekipin gjerman.
Wolfsburgu duke parë “sulmet” dhe interesimet e klubeve evropiane në rritje për futbollistin ka lëvziur shpejt dhe ka rinovuar me të.
“Elvisi është rritur me kalimin e viteve dhe ka patur vazhdimësi nga ekipet e të rinjëve në Bundesligë e deri tek ekipi i parë. Ai nuk ka humbur përqëndrimin te puna. Ai punon fort dhe do të rrisë ende nivelin e tij në vitet që do të vijnë”, – u shpreh drejtori sportiv, Marcel Schafer.
Rexhbeçaj ende nuk ka zgjedhur ekipin që do të përfaqësojë në kombëtare. Gjermania nuk dihet nese do ta ftoje, ndërsa Kosova dhe Shqipëria e presin krahë hapur.