Milot Rashica shënoi golin e vetëm të përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen kundër Malit të Zi.
Pas këtij goli ka reaguar skuadra e Rashicës, Werder Bermen. Ata i kanë kushtuar një postim futbollistit kosovar.
“Milot Rashica shënoi në barazimin 1-1 të Kosovës me Malin e Zi sonte – asnjëherë mos dyshoni.”, thanë ata.
Rashica është ndër lojtarët më të pëlqyer në Bermen pas paraqitjeve që i pati këtë sezon.