(e plotësuar) Të lirohen aktivistët, të shkarkohet Jabllanoviqi
Përveç 7 aktivistëve të përmendur më herët, edhe dy aktiviste të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Nora Fetoshi dhe Etleva Malushaj nuk janë liruar, por janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.
Lista e plotë e aktivistëve të ndaluar është:
Nora Fetoshi, Etleva Malushaj, Gëzon Kastrati, Egzon Azemi, Frashër Krasniqi, Bekim Gashi, Agron Kabashi, Petrit Ademi, Adem Megjuani.
***
Shtatë aktivistëve të arrestuar afër zyrave të ministrit fashist, Aleksandër Jabllanoviq, u është shqiptuar masa e paraburgimit prej 48 orësh. Aktivistët që po mbahen në paraburgim janë: Gëzon Kastrati, Egzon Azemi, Frashër Krasniqi, Bekim Gashi, Agron Kabashi, Petrit Ademi, Adem Megjuani. Pushteti që i arrestoi dhjetëra aktivistë që kundërshtuan Jabllanoviqin dhe që po i mbanë në paraburgim shtatë prej tyre, është njëkohësisht ai që po e mbron ndërhyrjen politike të Serbisë në Kosovë duke e mbrojtur eksponentin e saj në qeverinë e Republikës së Kosovës.
Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon lirimin e menjëhershëm të aktivistëve dhe shkarkimin e Jabllanoviqit.