DYLON

Ministri Shala uron pranimin e Federatës së Mundjes në Federatën Ndërkombëtare

Avatar photo Redaksia

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Shala, uron drejtuesit e Federatës së Mundjes të Kosovës (FMK) dhe mundësit kosovarë, pas pranimit të FMK-së në Federatën Ndërkombëtare të Mundjes.

Ministri Shala përgëzon mundësit për këtë të arritur të madhe, duke u dëshiruar suksese dhe korrje të rezultateve sa më të mëdha në garat që do të zhvillojnë, duke falënderuar gjithashtu edhe të gjithë ata që kanë ndihmuar në arritjen e këtij qëllimi.

EkoHigjiena

Sporti i mundjes ka një traditë në vendin tonë dhe pranimi i FMK-së është një lajm i mirë dhe është tepër e rëndësishme që kësaj federate i janë hapur dyert për gara në ngjarjet ndërkombëtare. Ky është kurorëzim i një pune dhe angazhimi të shumë njerëzve.

Pranimi i FMK-së në Federatën Ndërkombëtare të Mundjes është një inkurajim shtesë për institucionet e sportit, dhe ky pranim ka shënuar edhe një hap tjetër drejt ndërkombëtarizimit të plotë të sportit të Kosovës. MKRS mbetet e përkushtuar të punojë që vendi ynë të prezantohet sa më me cilësi në garat ndërkombëtare.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.