Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje e kanë dërguar në Gjykatën Themelore një padi kundër pronarit të Elkosit, Ramiz Kelmendi, për siç thonë ata për shpifjet që ai ka bërë ne adresë të Vetëvendosjes për haraç.
Dardan Molliqaj, ka thënë se Ramiz Kelmendi, ka bërë shpifje të ulët në adresë të Vetëvendosjes, dhe se kjo shpifje është bërë nga një person i cili i ka sjell shumë dëme ekonomisë se Kosovës dhe i ka ndihmuar ekonomisë së Serbisë.
“Së fundi pas ndërtimeve pa leje që i ka bërë në Prishtinë e të cilat komuna në bazë të ligjit i ka rrënuar, ai ka shpifur duke akuzuar se një anëtari i Vetëvendosjes i ka kërkuar haraç” ka pohuar Molliqaj.