DYLON

Danimarkë-Francë, finalja e Evropianit të hendbollit

Avatar photo Redaksia

Danimarka dhe Franca janë kualifikuar në finale të Kampionatit evropian në hendboll. Në gjysmëfinalen e parë, kampionët olimpikë, francezët, arritën të mposhtin kampionen në fuqi të botës, Spanjën, me rezultat 30:27,. Ndërkohë, në gjysmëfinalen tjetër, danezët vendas e mposhtën Kroacinë, me rezultat 29:27.

Ndeshja finale do të zhvillohet, të dielën, në orën 17:30, derisa në orën 15:00, zhvillohet ndeshja për medaljen e bronztë ndërmjet Kroacisë dhe Spanjës. Të dyja këto ndeshje do të transmetohen drejtpërdrejt në RTK.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.