Sot në fshatin Dubovc të Vushtrrisë një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje bëri homazhe te varri i heroit Enver Zymberi me rastin e trevjetorit të rënies së tij.
Më pas delegacioni bëri vizitë në familjen Zymberi, në shtëpinë e të cilëve dikur ishte shtabi lokal i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje shprehu respektin dhe nderimin e thellë për punën, veprën dhe vetëmohimin e Enver Zymberit, duke theksuar që emri i heronjve dhe dëshmorëve tanë nuk harrohet asnjëherë ashtu sikurse që gjaku i tyre nuk humbet kurrë.