Në Përlepnicë gra, nëna, vajza të bashkuara për t’i dhënë jetë të drejtave të tyre përmes qeverisjes së mirë që i trajton barabarësisht, e për t’i dhënë grushtin e fundit politikave patriarkale që i kanë lënë ato qytetare të dorës së dytë.
Në takimin me kandidatet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! gratë përlepnicase kërkuan ndryshimin në çasjen e pushtetit ndaj gruas, trajtimin adekuat dhe ajo që ka qenë brenga më e madhe tash e sa vite përqindja e vogël e të punësuarave gra në institucione e sidomos në vendimmarje, bënë të ditur zyra për media dhe komunikim e Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Gjilan.