Mobilizohet LDK e Përlepnicës

Mobilizohet LDK e Përlepnicës

Strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Përlepnicë, në takimin me Shtabin Zgjedhor të Degës nga kjo komunë, kanë konfirmuar njëzëri angazhimin e madh në mbështetje të kandidates për kryeministre, Vjosa Osmani dhe pesë kandidatëve për deputet, Lirije Kajtazi, Fatmir Rexhepi, Valentina Bunjaku Rexhepi, Imet Rrahmani dhe Faton Bislimi.

Gjatë adresimit para të pranishmëve, kryetari i Shtabit të Degës së LDK’së në Gjilan, Arben Mehmeti, theksoi se mobilizimi në këtë nënshtab është jashtëzakonisht i mirëseardhur, duke besuar se edhe qytetarët atje do ta mbështesin ekipin e madh partisë së Ibrahim Rugovës më 6 tetor.

Ndërkohë, kryetarja e nënshtabit të Përlepnicës, Shkëndije Xhelili Avdiu, ka prezantuar para qëndrimin unik të strukturave në përkrahje të fuqishme për Besëlidhjen.

Falënderim për mbështetjen kanë shprehur edhe kandidatët për deputet nga LDK, Lirije Kajtazi, Fatmir Rexhepi, Valentina Bunjaku Rexhepi, Imet Rrahmani dhe Faton Bislimi.

KOMENTE