DYLON

Llapi mposht Prishtinën, “Plisat” braktisin stadiumin para përfundimit

Llapi mposht Prishtinën, “Plisat” braktisin stadiumin para përfundimit
Avatar photo Elife Sherifi

Llapi ka mposhtur Prishtinën me rezultat minimal 0:1. Goli i Sebino Plakut në minutën e 31-të të ndeshjes ka mjaftuar që Llapi të merr një fitore mjaft të rëndësishme në udhëtim dhe t’i fitojë tri pikë.

Me këtë humbje klubit të Prishtinës i vazhdohet kriza dhe tashmë duhet të përballet edhe me tifozërinë “Plisat”, që përveçse ndërprenë ndeshjen në minutën e shtatë të lojës, gjithashtu braktisën tribunën lindore për herë të pare pas shumë vitesh.

Prishtina duhet të mendojë për të gjetur një dritë në fund të tunelit, pasi me një pikë ndodhet në fundin e tabelës dhe më keq se kryeqytetasit janë vetëm Dukagjini dhe Vushtrria.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.