Ministri pa portofol i ngarkuar për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Aleksander Vulin do të vendos rreth vizitave të zyrtarëve kosovarë në Luginën e Preshevës, njoftuan zyrtarët në Beograd.
“Ata përcaktojnë se cila vizitë mund të ketë pasoja të dëmshme, apo cilat aktivitete nuk janë në përputhje me Kushtetutën”, tha shefi i trupës koordinuese për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Zoran Stankoviq.
Mediat në Beograd raportuan se kërkesa për të vizituan Luginën kanë bërë: ministrja e integrimit Vlora Citaku, ai i financave Besim Beqaj dhe ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani.