• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Refugjatëve tonë në Lion iu zgjatet qëndrimi deri në mars 2014

Redaksia 2LONLINE 26 Tetor, 2013 4 min
 Refugjatëve tonë në Lion iu zgjatet qëndrimi deri në mars 2014

Shqiptarëve nga Kosova, që po qëndrojnë në tenda nën një urë të Lionit, u është dhënë leja e qëndrimit deri në muajin mars, kur do të vendoset përfundimisht nëse do t’i kthejnë ose do të mbeten në Francë.

Ata kanë të drejtë të vazhdojnë qëndrimin, por jo më në këtë vend të Lionit, nën një urë të autostradës, ku po qëndrojnë të strehuar prej muajsh.

Më shumë se 300 refugjatë nga Kosova duhet të strehohen për të kaluar kohën e ftohtë të dimrit në një vendbanim më të sigurt, ka vendosur prefektura e Lionit, bën të ditur Euronews në një raportim të gazetares së tij, transmeton albinfo.

Kronika televizive tregon një grua nga ky kamp i improvizuar, e cila ankohet për kushtet e mjerueshme në të cilat po jetojnë kosovarët.

“Kemi shumë probleme këtu. Vajza ime është e sëmurë, ashtu si dhe bashkëshorti im. Ne po jetojmë prej katër muajsh në këto kushte”.

Refugjatët, në këtë vend jo larg nga qendra e qytetit, po jetojnë pa tualete, rrymë elektrike dhe ujë.

Një kalimtar rasti, i pyetur nga gazetarja, thotë: “Ndjehem keq të shoh këto pamje varfërie këtu. Nëse do të gjendet një zgjidhje tjetër për këta njerëz, do të ishte shumë gjë e mirë”.

Refugjatët shqiptarë nga Kosova do ta braktisin këtë kamp brenda tri javësh. Por, pasiguria për atë se çfarë do të ndodhë më tutje me ta mbetet edhe më tej.

“Sëmundje, uri dhe dëshpërim. Në këto kushte jetojnë refugjatët në Lion. Gjendja e tyre në një vendstrehim tjetër do të përmirësohej përkohësisht. Por, pas kalimit të dimrit, do të vendoset nëse ata do të dëbohen ose do të mbeten në Francë”, komenton gazetarja e Euronews.

Ekipi i Albinfo.ch ka realizuar një reportazh me kosovarët, që po qëndrojnë në tenda nën urën e Lionit. /telegrafi/

Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Policia

Sekuestrohen edhe një sasi e konsiderueshme e armëve, municionit dhe pajisjeve të

30 Shtator, 2023
Sport

Krasniqi: Derbi luhet e ‘luftohet’ për t’u fituar

30 Shtator, 2023
Sport

Vavalis shprehet optimist se do ta fitojë derbin

30 Shtator, 2023
Policia

Policia në 24 orë: 2 mijë e 367 gjoba trafiku për shoferë

30 Shtator, 2023
Lajme të ngjashme

Sekuestrohen edhe një sasi e konsiderueshme e armëve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme ushtarake

30 Shtator, 2023

Krasniqi: Derbi luhet e ‘luftohet’ për t’u fituar

30 Shtator, 2023

Vavalis shprehet optimist se do ta fitojë derbin

30 Shtator, 2023

Policia në 24 orë: 2 mijë e 367 gjoba trafiku për shoferë të pandërgjegjshëm

30 Shtator, 2023

Themelohet Grupi Qytetar i Pavarur për Vetëqeverisjen e Gjilanit

30 Shtator, 2023

Komanda e Forcave Tokësore ka realizuar trajnimin “Taktika me Njësi të Vogla”

29 Shtator, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com