Në konsultimet e fundit mes kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe disa nga përfaqësuesit politik e institucional të Luginës së Preshevës I është premtuar ardhja e një investitori në të këtë rajon dhe hapja e vendeve të reja të punës.
Këtë informacion e ka konfirmuar deputeti popullorë, Fatmir Hasani për gazetën “Vranjske” duke shpresuar se fabrikat do të hapet deri në fund të vitit, transmeton Titulli.com.
“Vuçiq ka pranuar që për tre muaj do të sjellë një investitorë për hapjen e fabrikës së re. A do të punësojë 50 apo 100 punëtorë për momentin nuk di. Ai është shprehur se do të përpiqemi të revitalizojmë ndërmarrjet shoqërore”, theksoi Hasani.
BURIMI: Titulli.com