Policia e Kosovës e përkrahur nga forumet lokale të sigurisë në Rajonin e Gjilanit, në Viti e Pozheran. vendos tabelat informuese për qytetarë “Vrojtuesit e Lagjes” .
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan dhe Stacioni Policore në Viti, në bashkëpunim të ngushtë me Strukturat lokale të Sigurisë në Bashkësi, përfaqësues nga Komuna e Vitisë, fshatit Pozheran , FSK-së dhe ICITAP-it, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve parandaluese kundër krimit dhe në ofrimin e sigurisë, sot në qendër të qytetit të Vitisë dhe në Pozheran kanë vendosur shenjat “Vrojtuesit e lagjes”.
Zëdhënësi Hashani thotë se në sajë të angazhimeve konkrete policore, veprimet parandaluese po ndërmerren si domosdoshmëri e rrethanave, me qëllim të sensibilizimit dhe vetëdijesimin të qytetarëve për bashkëpunim ma të frytshëm me Policinë e Kosovës.
“Shpërndarja e këtyre tabelave domethënëse, nga ana e Policisë së Kosovës do të bëhet në gjithë zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Gjilanit me qëllim të ngritjes së vazhdueshme të sigurisë, dhe krijimin e një ambienti të qetë dhe prosperues për qytetarët tanë”, ka thënë zëdhënësi Hashani.