DYLON

Haziri: Banka Botërore zotohet për mbështetje për Gjilanin në sigurimin e ujit të pijshëm

Haziri: Banka Botërore zotohet për mbështetje për Gjilanin në sigurimin e ujit të pijshëm
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka pritur sot në takim pune drejtorin e Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoninë Veriore, Marco Montovanelli.

Në takim u bisedua për programet që Banka Botërore i ka në Gjilan në mbështetje për efiçiencën e energjisë për disa objekte publike, programet në arsim dhe programet tjera, ndërsa programi më i madh është ai për sigurimin e ujit të pijshëm

“Jam jashtëzakonisht i lumtur për mbështetjen dhe besimin. Projekti kryesor është zgjidhja e problemit të ujit të pijshëm në periudhë afatgjate, për të cilin Banka Botërore dhe Qeveria po punojnë shumë. Banka Botërore është donator i madh në Kosovë tash e 20 vite dhe tashmë janë në fazën fizibilitetit dhe hulumtimin e nevojave sa i përket ujit të pijshëm, në nivel regjioni. Janë projekte të shtrenjta dhe sapo të kemi diçka kontrete do ta bëjmë publiken shumën”, ka thënën Haziri pas takimit.

EkoHigjiena

Drejtori i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoninë Veriore, Marco Montovanelli, është zotuar për mbështetje për Gjilanin në sigurimin e ujit të pijshëm

“Biseduam për disa projekte konkrete të cilat mendojmë t’i përkrahim, që lidhen me këtë regjion. Prioritet mbetet zgjidhja lidhur me menaxhimin e ujërave dhe menaxhimin e mjedisit, ndihma në bujqësi, efiçiencë të energjisë. Këto janë cekur si prioritete të Bankës Botërore. Shpresojmë që të krijojmë ndryshime në nivel lokal, e që do të ndikojnë pozitivisht në jetën e qytetarëve. Nga ana e Bankës Botërore e keni zotimin që do të përpiqemi dhe përkrahim Gjilanin në këtë sfidë të menaxhimit të resurseve ujore”, është shprehur Montovanelli.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.