(2L ONLINE) – Në Gjilan , raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar ka njoftuar policinë se derisa ka qenë duke qarkulluar me veturën e tij, papritmas i është ofruar një veture në të cilën kishin qenë dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë të cilët për arsye të panjohura kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së tij.
Lidhur me rastin, është arrestuar një i dyshuar mashkull K-Shqiptar i cili me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje. Nuk raportohet për të lënduar apo për dëme materiale. /2L ONLINE/