(2L ONLINE) – Ishim nisur drejtë “kryeqendrës” së një rajoni jugperëndimor brenda territorit të tanishëm të shtetit serb,e që historia e njeh edhe si territor që deri vonë ka qenë i banuar dendur nga Shqiptarët! Nga Presheva 99% shqiptare futemi nëpër fshatin Zhunicë, po ashtu i banuar në shumicë dërmuese nga shqiptare. Dhe nga aty vazhduam nën përcjelljen e një shiu të dobët, që nuk zgjati shumë për të dalur në rrugën kryesore që lidhë pjesën qendrore të Serbisë me Maqedoninë. Vazhdojmë tutje dhe nga të dy anët e rrugës na përcjellin vendbanime shqiptare si Lerani, Somolica, etj, kështu deri në Bilaqë e që më pastaj nga këtu e deri në Vrajë nga ana e djathtë e rrugës nuk do të hasnim ndonjë vendbanim që dallohej dhe kishte element shqiptare.
Përveç një varg pompash benzine me mbishkrim “Valoni”, pronë e një biznismeni të ri të suksesshëm nga fshati, Rahovicë e Preshevës, na thotë shoqëruesi ynë nga Presheva. Por i cili për fat të keq ishte qëlluar për vdekje dhe vrarë mu në hyrje të shtëpisë së tij, para afro dy vitesh dhe që akoma nuk është zbuluar se nga kush! Banorët vendës dyshojnë në vrasje të porositur nga vetë shteti dhe thonë: “ai u eleminu vetëm se ishte një shqiptarë i suksesshëm”.
Vazhdojmë tutje dhe na pret Vraja me një mirëseardhje sllave. Dhe në shikim të parë por edhe në të dytin të lë përshtypjen e një qyteti tipik ish jugosllav jo aq të zhvilluar në një shtet po ashtu të pa zhvilluar ballkanik. Më thanë se në këtë qytet nuk mund ta gjesh as edhe një të vetëm banorë shqiptar. Megjithatë është një vend që frekuentohet shumë si nga Kosova po ashtu edhe ata nga Lugina. Të parët më shumë për të nxjerrë dokumente të shtetit serb në qendrën ku ishte vendosur administrata që merrej me tri komuna kosovare; Gjilanin, Vitine dhe Kamenicën!
Brenda ndërtesës kishte dhjetëra kosovarë që prisnin dhe jashtë një polic që ruante dhe udhëzonte. Aty afër ishte edhe qendra mjekësore rajonale shërbimet e së cilës i shfrytëzojnë shumë banorët e Luginës. Këtej flitet se megjithë se personeli është serb, është korrekt me pacientët eventual shqiptarë. E ne krijuam bindjen se ata kanë arsye praktike për këtë,e ajo është se shqiptarët janë më dorëlirë sa i përket ryshfetit. E ne jo që nuk provuam edhe këtë variantë kur një patrullë milicësh na ndaluan për shkakun se nuk kishim vendosur rripin e sigurisë! Morën shoferin tonë te makina e tyre. U ofrova edhe unë!
Ndërsa polici po shkruante dënimin ulur në makinën e tij unë pyesja këtë bashkudhëtarin tonë për gjëra të ndryshme. Dhe shyqyr zotit që nuk shava ndoj gjë, sepse sapo përfundoi se shkruari na u kthye me fjalët, serbisht kuptohet: “unë i kuptova ato që fliste kolegu juaj nga Kosova me ty” i tha shoqëruesit tonë dhe vazhdoi: “edhe po të më kishte sharë,unë e kisha kuptuar sepse thotë ai, unë kam punuar në Bujanoc dhe kam mësuar të kuptoj shqip, do ta kisha falur dhe po e falë ndërsa ti do e paguash dënimin prej pesëmijë din.(50 eu).
Përse veproi kështu ne mund vetëm të spekulojmë. Biseda për motivin se përse një polic serb i falë dënimin një shqiptari nga Kosova e jo një tjetri nga Lugina na përcolli gjatë gjithë rrugës që bëmë në rikthim e sipër për Preshevë. U kthyem pa e kuptuar, përgjigjen!
/Xhelil ARIFI/ 2L ONLINE/