Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, në orët e mëngjesit, e ka kryer obligimin e tij qytetarë, duke votuar.
Kurteshi, i ka bërë thirrje qytetarëve të Gjilanit që të dalin dhe të kryejnë obligimin që e kanë ndaj këtij vendi, duke votuar për kë ata mendojnë që është më së miri.
Ndryshe, kryetari Sami Kurteshi, është shoqëruar nga familja e tij e ngushtë, të cilët po ashtu kanë kryer obligimin e tyre qytetarë, duke votuar.