Kryetari i AAK-së në Gjilan dhe kandidati për deputet në Parlamentin e Kosovës, Rexhep Kadriu, ka kryer obligimin e tij qytetarë duke votuar në qendrën e votimin të fshatit Përlepnicë.
“Unë sapo e përfundiva obligimin dhe të drejtën time Kushtetuese dhe ftojë të gjithë qytetarët e Kosovës, në vecanti ata të Gjilanit, që në mënyrë masovike të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. I kemi katër vite përpara, prandaj vota jonë përcakton nëse do të kemi një të ardhme më të mirë a po jo”, ka thënë Kadriu.
“Nga ky proces zgjedhor presim që fitues të dalë Kosova dhe qytetarët e saj. I bëjë thirrje të gjitha partive politike, pjesëmarrësve në zgjedhje, simpatizantëve dhe anëtarëve të tyre, që të respektojnë ligjin dhe në fund të ditës së sotme të festojmë të gjithë së bashku”, ka thënë në fund Kadriu.