Deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe kryetarja e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje! në Gjilan Besa Baftiu, ka kryer obligimin e saj qytetar, duke votuar në njërin nga vendvotimet në shkollën fillore “Abaz Ajeti”.
Baftiu ka kërkuar nga qytetarët e Gjilanit që të jenë të vendosur në përzgjedhjen e tyre, sepse kjo vendosmëri sot, do të jetë vendimtarë për fatin e komunës sonë përgjatë katër viteve të ardhshme.