Baftiu: PSD-së, në Gjilan po i bashkohen intelektualë e profesionistë të ndryshëm

Baftiu: PSD-së, në Gjilan po i bashkohen intelektualë e profesionistë të ndryshëm

“Qendrës së PSD në Gjilan ju bashkuan intelektual e profesionistë së sferave të ndryshme. Duke filluar nga Xhelal Hajrullahu, i cili është anëtarë i Kuvendit Komunal në Gjilan, ka të mbaruar dy fakultete, atë të Shkencave Politike dhe të Sociologjisë, po ashtu ka magjistruar në drejtimin Shkenca Sociologjike ku tani është kandidat për doktoraturë në këtë lëmi”, ka thënë kryetarja e PSD-së në Gjilan, Besa Baftiu.

Ajo po ashtu ka përmend edhe se pjesë e PSD-së, janë edhe Isak Berisha magjistër i Shkencave Ekonomike, i cili ka vazhduar studimet për auditor në SCAAK. Arbenita Zahiri ka përfunduar studimet për mësimdhënie në drejtimin Histori – Edukatë Qytetare. Valdrin Ismajli, profesor i diplomuar në drejtimin Gjuhë dhe Letërsi Angleze. Alban Hajdari, është i diplomuar në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinës, drejtimi Agroekonomi. Poashtu vijon studimet Master në Programin e UKZ-së ,,Qeveria Lokale dhe Shoqëria Demokratike”.Vigan Selmani, ështe Ekonomist i diplomuar në drejtimin Banka dhe Financa. Dhe Sefer Jakupi mësimdhënës në nivel fillor.

“Bashkë me Xhelalin, Arbeniten, Isakun, Valdrinin, Albanin, Viganin dhe Seferin, u pajtuam që të angazhohemi për një mirëqenie të barabartë për të gjithë qytetarët”, ka thënë Baftiu.

KOMENTE