(2L ONLINE) – Kuvendi Komunal i Gjilanit ka votuar për themelimin e Komitetit dhe të Zyrës për të drejtat e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Tani i mbetet komisionit statutor ta parasheh këtë në statutin e Komunes që kur të jetë gati të del para kuvendarëve, të jetë e përfshirë edhe kjo çështje.
Rëndësinë për t’u bërë konstituimi i këtij Komiteti dhe i kësaj Zyre e ka paraqitur para kuvendarëve Sejdulla Kadriu këshilltar i Lëvizjes Vatra.
Ai ka thënë se kjo është një dritare e vogël për atë pjesë. Kadriu tha se ka qenë kërkesë e kahershme, ka pas tentativa për tu bërë një gjë e tillë, por nuk është bërë. Tani është rast i mirë.
Ai tha se është një pjesë që ka mbet jetim dhe votimi i kësaj kërkese e nderon Gjilanit, por edhe ata qytetarë të asaj ane që, siç tha ai, jemi shumë të vetëdijshëm për kushtet e rënda që jetojnë.
Edhe të tjerët ishin pro kësaj kërkese pasi u tha që ajo pjesë do të bëhet kështu me një adresë për të u ngritur dhe trajtuar çështje të rëndësishme në mënyrë që të mbrohen të drejtat e qytetarëve të asaj ane. /2L ONLINE/