Cindy Marina, pasuesja e ekipit kombëtar të volejbollit për femra, është një nga kandidatet për edicionin 2019 të “Miss Universe Albania”.
Lojtarja jeton dhe luan prej vitesh në Amerikë, ndërkohë që vitet e fundit është grumbulluar me kombëtaren kuqezi, duke treguar një paraqitje të mira.
“Vij në Miss Universe Albania” sepse ndjej që jam në një moment tjetër përfaqësimi të jetës sime dhe bukuria e vetbesimi janë dy elementë të rëndësishëm që më kanë shoqëruar gjithmonë. E ndjej veten me fat që m’u dha mundësia të vij këtu dhe të konkurroj për një kurorë që shkon përtej estetikës”, tha Cindy Marina.
Volejbollistja 21-vjeçare ka lindur në Chicago të Amerikës, por rrjedh nga një familje e lidhur me volejbollin, sport të cilin ajo e ka ushtruar në “tokën e premtuar”.