DYLON

Erind Qalaj përforcimi i radhës i KV Drita, e Dilon Latifaj vazhdon t’i mbetet besnik fanellës bardh e kaltër 

Erind Qalaj përforcimi i radhës i KV Drita, e Dilon Latifaj vazhdon t’i mbetet besnik fanellës bardh e kaltër 
Avatar photo Redaksia

Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani ka bërë me dije për përforcimin e radhës. Drejtuesit e klubit bënë të ditur se Erind Qalaj do të vishet bardh e kaltër dhe poashtu  këto ngjyra do të vazhdojë ti mbrojë edhe Dilon Latifaj.

”Sot kemi arritur marrëveshje me lojtarin që luan në poziten e pranuesit, Erind Qalaj i cili vjen si huazim për sezonen e re nga skuadra, KV Luboteni”, thuhet në njoftimin e klubit.

EkoHigjiena

Erindi si 17 vjeçar është i gjatë 2.03cm dhe është një nga lojtarët më premtues në volejbollin kosovarë e ku dëshira e tij ishte të bashkohej me projektin e klubit ku me cilësitë e tij do të jetë një forcë shtesë për skuadrën e Dritës.

Gjithashtu Erindi është pjesë e Kombëtares së Kosovës për gjeneratat e reja dhe kampion aktual në garat e beach volley në kategorinë U-18 dhe U-20.

Përfaqësuesit e klubit të volejbollit Drita po ashtu kanë bërë me dije se edhe Dilon Latifaj vazhdon të jetë bardh e kaltër

”Lojtari i akademisë së klubit Drita tani i njohur në elitën e volejbollit kosovar vazhdon edhe më tutje ti qëndrojë besnik fanellës bardh e kaltër edhe për sezonin e re 2024/25”, thuhet në njoftim.

Diloni luan në pozitën e korrektorit dhe padyshim se është e ardhmja e Dritës, gjithashtu ka besimin e plotë të trajnerit dhe kryesisë së klubit.

Diloni është pjesë edhe e kombëtares së Kosovës në grupmoshat e reja e kampion aktual në beach-volley në kategorinë U-20. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.