Java e 27-të në futbollin kosovar, konkretisht në Ligën e Parë garuese sjell një përballje të rëndësishme për dy nga klubet e Anamoravës.
Kjo pasi, Vllaznia e Pozheranit pret në shtëpi Kikën e Hogoshtit, për një përballje jetike për pikë të arta.
Të dyja klubet janë në fund të tabelës dhe janë në luftë për mbijetesë, prandaj cdo pikë është e vlefshme për të dyja skuadrat që vijnë nga e njejta zonë gjeografike, nga Anamorava.
Kika e Hogoshtit që vje nga Komuna e Kamenicës pozicionohet në pozitën e 14-të, me 26 pikë, ndërsa Vllaznia është e fundit në tabelë e 16-ta me 25 pikë.
Kjo diferencë e ngushtë në tabelë, lufta për të mbetur në këtë rang të garave dhe dy tifogrupet ‘Luanët’ e Kikës dhe ‘Tigrat’ e Vllaznisë bëjnë që të presim derbi të vërtetë.
Ndeshja zhvillohet të dielën më 5 maj, me fillim nga ora 16:00 në Pozheran.