DYLON

Lingard e do Ronaldon te Manchester United

Lingard e do Ronaldon te Manchester United
Avatar photo Elife Sherifi

Pasi e siguroi titullin e Serisë A me Juventusin, Ronaldo e bëri të qartë se do të qëndrojë në Juventus edhe për sezonin tjetër, mirëpo kjo gjë nuk e ka ndaluarJesse Lingard të flasë për mundësinë e transferimit të Ronaldos në Manchester United.

“Do të doja ta transferonim Ronaldon. Ai ka qenë njëri ndër lojtarët më të mirë në botë gjatë dekadës së fundit. Ai ka qenë këtu më parë, kështu që do të përshtatej menjëherë”, ka thënë Lingard.

Kthimi i Cristiano Ronaldos në Old Trafford ka qenë temë e përfolur nga mediat botërore pothuajse gjatë çdo afati kalimtar që kur portugezi u largua nga Manchester Unitedi në vitin 2009.

EkoHigjiena

Sulmuesi portugez i kaloi gjashtë sezone me Manchester Unitedin mes viteve 2003-2009. Gjatë kësaj kohe, ai e fitoi titullin e Premierligës dhe titullin e parë të Ligës së Kampionëve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.