Parregullësitë në futbollin kosovar vazhdojnë të jenë prezente edhe përkundër faktit që tashmë Kosova është e pranuar në UEFA dhe FIFA.
Në javën e 29-të të garave në futboll në Ligën e Parë, Vllaznia e Pozheranit mund ta humbasë ndeshjen e fituar në fushë nga Vitia me rezultat zyrtar 3-0.
Bashkimi i Koretinit si palë e tretë ka bërë ankesë në Federatën e Futbollit të Kosovës për aktivizimin e futbollistit te Vllaznise, Elbasan Jakupi, i cili sipas raporteve zyrtare kishte katër kartonë të verdhë dhe nuk kishte të drejtë loje.
Ankesa është pranuar nga Komisioni i Garave, i cili pritet të marrë vendim në lidhje me këtë ndeshje.