Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës (AACK), Eset Berisha, priti në takim delegacionin e KFOR-it në përbërje të shefit për operime ajrore J3 Air, Marco Farao, i cili po e përfundon misionin dhe të emëruarit të ri në këtë post Di Peco dhe Csaba Katona, zyrtar i operimeve.
Drejtori Berisha, vlerësoi pozitivisht nivelin e bashkëpunimit në mes KFOR dhe AACK-së dhe falënderoi z. Farao për bashkëpunim gjatë mandatit të tij. Ai gjithashtu, mirëpriti emërimin e z. Di Peco në këtë detyrë dhe shprehu gatishmërinë e AACK-së për të vazhduar bashkëpunimin e fuqishëm me KFOR-in në të ardhmen.