Fatbardha Emini, drejtoreshë për Arsimin në Viti, ka pritur sot në takim mërgimtarët Sabri Pajaziti dhe Remzi Ibrahimi.
Të dy mërgimtarët që vijnë nga fshati Zhiti e Vitisë kanë kontribuar me mjete financiare për shkollën e mesme të ulët „ Safet Rexhepi“ në Zhiti.
Për këtë arsyeje, drejtoresha Emini dhe drejtori i kësaj shkolle i kanë ndarë atyre nga një falënderim.
“Më lejoni që sot të ju falënderoj për kontributin që keni dhënë për shkollën e fshatit Zhiti. Edhe pse ju jeni në mërgim asnjëherë nuk harroni bashkëvendësit tuaj. Përveç meje që sot ju jam mirënjohës ta dini se edhe më mirënjohës ju janë fëmijët të cilët ndjekin mësimin në këtë shkollë“, u shpreh drejtoresha Emini.