Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të sotshëm në Gjilan ka qenë e prerë në deklaratë kur theksoi se Autostrada Prishtinë-Gjilan, do të bëhet dhe se ky projekt është prioritet numër një i Qeverisë së Kosovës.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë për autostradën e Anamoravës, i cili është projekti numër një në programin e ri qeverisës. Por, nuk mundemi të lejojmë që në emër të lidhjes së njerëzve me autostrada t’i lidhim njerëzit me zinxhirin e keqpërdorimi. Prandaj dua të flas qartë sot para jush. Autostrada e Anamoravës do të bëhet por korrupsioni do të ndalet”, ka thënë kryetarja e parlamentit Vjosa Osmani.