Ndërron jetë ish-futbollisti kosovar

Ndërron jetë ish-futbollisti kosovar

Ish-futbollisti i njohur mitrovicas, Gëzim Kaçaniku ka ndërruar jetë. Këtë lajm e ka bërë të ditur klubi, Trepça ’89, përmes një telegram ngushëllimi.

Presidenti i klubit Trepça ’89, Abedin Zeka, ka njoftuar se ish-futbollisti i njohur nga Mitrovica, Gëzim Kaçaniku, ka ndërruar jetë, si dhe u ka shprehur ngushëllime të gjithë familjarëve dhe komunitetit sportiv mitrovicas.

“Lajmi për ndarjen fizike nga ne na mërziti pa masë. Me rastin e ndarjes nga jeta e ish-futbollistit tonë Gëzim Kaqaniku KAQA Shprehim Ngushëllimet më të sinqerta Familjes dhe gjithë komunitet sportiv Mitrovicas. KAQO do të përkujtojmë gjithmonë të buzëqeshur do të mbesin në kujtime ato batutat dhe humorin që gjithmonë e ke sjellë në klub. I përjetshëm Kujtimi për Ty. Me dhimbje,  Kryesia e KF Trepça’89 FC”, thuhej në telegram e klubit mitrovicas.

Në fund të janarit, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi në shoqëri të sekretarit të përgjithshëm, Eroll Salihu, anëtarit të KE-së, Xhelal Broja dhe kryetarit të KF “Trepça”, Avni Haxhiu, e kishin vizituar Kaçanikun, i cili ndodhej në spital për shërim.

Me këtë rast presidenti Ademi i kishte dhënë kurajë ish-futbollistit të njohur me nofkën “Kaço” për ta përballuar me vullnet e sukses edhe atë sfidë dhe njëherësh i kishin uruar që ai sa më parë të kthehet në fushën e gjelbër për të vazhduar të japë kontributin e tij si trajner në zhvillimin e grupmoshave të reja në KF “Trepça”.

KOMENTE