Vjollca Gagica-Matoshi, e cila ka marrë besimin nga Dega e AKR-së në Gjilan që të jetë bartëse e listës për zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017, ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve gjilanas për listën e AKR-së pasi, siç thotë ajo, në këtë listë garojnë kandidatë me një përbërje shumë profesionale nga të gjitha lëmitë.
Gagica-Matoshi, që është edhe kryetare e Forumit të Gruas, dhe që ka qenë për katër vite edhe pjesë e Kuvendit Komunal, ka premtuar se do të jenë zëri i fuqishëm i qytetarëve. “Premtojë se në qeverisje lokale bashkë me bashkëpartiakët e mi, në Kuvend do t’i paraqes kërkesat e qytetarëve tanë.
Ajo tha se angazhimi do ët jetë në drejtim të asaj që plani zhvillimor i Komunës të hyjë në funksion sa më parë, që qytetari të ketë edukim dhe shëndetësi me cilësore, që të ketë zhvillim ekonomik për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve, që femra të ketë përkrahje të plotë në të gjitha sektorët, rinia të jetë e mbështetur për një të ardhme më të mirë, zhvillimin e planit rural, etj.
Ajo në emër të AKR-së ka ftuar qytetarët që të dalin në zgjedhje me 22 tetor duke votuar AKR-në, përkatësisht kandidatët e saj për ansamble komunale.
Sponsorizuar nga AKR