/2L ONLINE/ – Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtor në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan, ka bërë me dije për disa raste kriminale të raportuara në polici dhe të shënuara në statistikat e policisë. Kështu, sipas nënkolonel Azizit, në fshatin Dunav të Gjilanit, ankuesi, ka raportuar se persona të panjohur ia kanë prerë malin afro 18m kub, ku vlera e tyre është rreth 2390€. Rasti i referohet hetimeve.
Në rastin, tjetër në Zhegër të Gjilanit, ankuesi ka raportuar se persona te panjohur kane dëmtuar dritaret e shkollës së mesme ‘’Zenel Hajdini’’(paralele të ndara të Gjimnazit) ku vlera e tyre sillet rreth 100€. Rasti i referohet hetimeve.
Ndërsa, në fshatin Doberqan, të Gjilanit, ankuesi ka raportuar se një person i dyshuar kishte hyre ne kontakt me ankuesin përmes Fejzbukut dhe se nëse paguan 500€ do t’ia kthej djalin e ankuesit nga nje shtet I BE-se . Ankuesi ka deklaruar se paratë i dyshuari ia ka marrë te shtëpia e ankuesit dhe nuk ka më kontakt me të. Në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti i dedikohet hetimeve.
Nënkolonel Shaban Azizi, ka bër ëtë ditur edhe për rasti tjetër ku në Gjilan, në rrugën “Idriz Seferi”, ankuesi ka raportuar në polici se deri sa ishte duke qarkulluar me veturën e tij, me tabela Gjermane, dikush i panjohur e ka gjuajtur me gurë në drejtim të veturës së tij dhe e ka qëlluar në derën e majtë të pasme dhe i ka shkaktuar dëme materiale. Në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti i dedikohet hetimeve. /2L ONLINE/