Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast “vjedhje e rëndë“, që ka ndodhur në rrugën “Enver Miftari” në Gjilan. Sipas policisë rasti është duke u hetuar.
VJEDHJE E RËNDË
Rr. Enver Miftari, Gjilan 28.06.2021 ─ 02:00-04:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë natës nga persona ende të paidentifikuar janë thyer dhe demoluar tri lokale te kompanisë. Sipas ankuesit janë vjedhur para te gatshme, 10 kompjuter të llojeve te ndryshme, 3 telefona celular Iphone, 2 DVR, 2 TV dhe 2 kasaforta. Rasti është duke u hetuar. /2LONLINE.com/