DYLON

Kuvendi nderon me një minutë heshtje ish drejtorin e Spitalit Nisret Hajrullahun

Kuvendi nderon me një minutë heshtje ish drejtorin e Spitalit Nisret Hajrullahun
Avatar photo Redaksia

Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Gjilanit, me kërkesë të Bujar Nevzatit, anëtarit të këtij Kuvendi, është nderuar me një minutë heshtje, ish drejtori i Spitalit Rajonal të Gjilanit, Dr. Nisret Hajrullahu, i cili, ditë më parë, ndërroi jetë, duke lënë një boshllëk të madh në shëndetësinë terciare të Gjilanit, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Përndryshe, drejtues të institucioneve të komunës, të shëndetësisë, e të tjerë, e kanë vlerësuar lartë figurën e të ndjerit, si një profesionistë dhe humanist i madh, por edhe veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare.

EkoHigjiena

Kreu i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri kishte thënë, ndër tjerash se, Dr Hajrullahu ka qenë një udhëheqës i shëndetësisë, mjek e mik i nderuar dhe se Gjilani do të mbajë zi për luftëtarin për shëndetin publik dhe veprimtarin për liri e pavarësi.

Në mbledhjen komemorative,  të mbajtur ditë më parë, kreu i Gjilanit kishte folur në superlativ për veprimtarinë e Hajrullahut, duke thënë se Dr Hajrullahu gjithmonë e ka dhënë maksimumin e tij si doktor, duke na bërë të gjithëve krenarë, transmeton  2LONLINE.com.

Ndërsa, nënkryetari i komunës, Arbër Ismajli, kishte thënë se vepra, përkushtimi dhe kultura e punës së tij, ishte e jashtëzakonshme në cilësinë e profesionistit dhe njëherit edhe të humanistit shembullor.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se tek doktori ka parë vetëm energji, pozitivitet, dashuri dhe ideal të pastër për të bërë mirë dhe për të zhvilluar shëndetësinë e Kosovës.

Edhe ish-kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa, kishte thënë se ishte goditje shumë e rëndë për të gjithë, me ikjen e papritur të doktor Nisretit.

Drejtori i Spitalit Rajonal të Gjilanit, Arsim Emini kishte thënë se doktor Nisreti është ndarë nga ne vetëm fizikisht, ndërsa do të jetë i pranishëm gjithmonë përmes kujtimit për këshillat e tij, për përvojat e shumta dhe për shembullin e profesionalistit të nivelit shumë të lartë.

E fjalë vlerësuese  për të ndjerin Dr Nisret Hajrullahu kanë pasur edhe drejtori Klinik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, dr. Ukshin Ismajli, pastaj nga reparti i pulmologjisë, dr. Agim Kryeziu, por edhe doktor Besim Guda e shumë tjerë, nga të cilët u tha se, Dr Nisret Hajrullahu do të na mungojë përgjithmonë dhe se vepra e tij do të jetojë gjatë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.