DYLON

Zyra e Kryeministrit organizon ceremoninë e hapjes së Javës së Krenarisë

Zyra e Kryeministrit organizon ceremoninë e hapjes së Javës së Krenarisë
Avatar photo Redaksia

Me një ceremoni të organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, në Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, u bë hapja e Javës së Krenarisë.

Në emër të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti dhe të Qeverisë së Kosovës, të pranishmëve u uroi mirëseardhje z.Habit Hajredini, Drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit.

EkoHigjiena

“Qeveria e Kosovës ka prioritet strategjik të punoj drejt një shoqërie gjithëpërfshirëse, me diversitet dhe me mundësi të barabarta e pa diskriminim për të gjithë qytetarët e saj pa dallim”, tha z. Hajredini.

Ai shtoi se Qeveria është skajshmërisht e angazhuar që të drejtat e njeriut t’i vendos në qendër të vlerave të përfaqësuara nga Republika e Kosovës, duke u bazuar në parimet e demokracisë, sundimit të ligjit dhe mos-diskriminimit në bazë të orientimit seksual.

Në këtë ceremoni, me fjalë rasti u drejtuan znj. Vjosa Osmani-Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës, z. Riccardo Serri, Zëvendës Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, znj. Carin Lobbezoo, Ambasadore e Holandës në Republikën e Kosovës dhe z. Blert Morina – Drejtor ekzekutiv i Organizatës CEL.

Me moton “Bashkë dhe krenarë”, ky aktivitet u organizua nga Zyra e Kryeministrit/Zyra për Qeverisje të Mirë në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile Center for Equality and Liberty – CEL dhe Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore – CSGD.

Ceremonia e hapjes së Javës së Krenarisë/Paradës së Krenarisë në Kosovë i paraprinë realizimit të aktiviteteve tjera në kuadër të Javës së Krenarisë, me qëllim mbështetjen dhe promovimin e diversitetit dhe barazisë për komunitetin LGBTI në Republikën e Kosovës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.