Policia e Kosovës, në raportin e saj ditor, ka bërë me dije për një “vjedhje të rëndë” që ka ndodhur në Gjilan, ku janë vjedhur para nga kasaforta e një xhamie, e të cilën vjedhje e ka denoncuar imamin i asaj xhamie.
Raporti i policisë:
VJEDHJE E RËNDË
Rr. Adem Jashari, Gjilan 12.03.2021-15:30. Ankuesi mashkull kosovar, imam i xhamisë, ka raportuar se persona deri tash të panjohur kanë hyrë në objektin e xhamisë dhe kanë hapur me forcë kasafortën metalike, kanë vjedhur të holla në vlerë 60 euro të cilat kanë qenë të destinuara për ndihma për persona me nevoja. /2LONLINE.com/