DYLON

Kujdes, vendose rripin! – Qëllim i vetëm është parandalimi i aksidenteve dhe rritja e sigurisë

Kujdes, vendose rripin! – Qëllim i vetëm është parandalimi i aksidenteve dhe rritja e sigurisë
Avatar photo Redaksia

“Bazuar në të dhënat statistikore të cilat i posedojmë ndër kundërvajtjet të cilat e cenojnë sigurinë rrugore janë edhe mos përdorimi i brezit të sigurisë nga vozitësit e automjeteve dhe pasagjerët e tyre. Kjo paraqet një rrezikshmëri të theksuar me rastin e aksidenteve të trafikut”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan 

Sipas zëdhënësit Hashani,  Policia e Kosovës në Rajonin e Gjilanit nga 08 mars deri me 15 mars 2021 është në zbatim e sipër planin Operativ “përdorimi i rripit të sigurisë”, me qëllim të ngritjes së sigurisë për drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët e tyre në aspektin preventiv, vetëdijesimin e tyre për rëndësinë që ka përdorimi i brezit të sigurisë gjatë drejtimit të automjetit dhe pasojat që lindin nga mos përdorimi i brezit të sigurisë në rastet e aksidenteve të trafikut.

EkoHigjiena

“Policia e Kosovës, përveç planifikimeve vjetore dhe ato në bashkëpunim me institucionet vendore, ka vlerësuar që të bashkëngjitemi me aktivitetet që zhvillohen në kuadër të “ROADPOL” (European Roads Policing Network – Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), të vihet në fokus me masat për “Rripin e Sigurisë”, ku ky aktivitet do të implementohet në të gjithë Evropën”, ka thënë tutje Hashani.

Sipas tij, këto aktivitete do të ndërmerren nga të gjitha njësitë e trafikut dhe stacionet policore në kuadër të PK-së, në nivel Rajonal duke ju bashkangjitur aktiviteteve do të zhvillohet në të gjithë vendin.

Qëllim i vetëm është parandalimi i aksidenteve rrugore dhe rritja e sigurisë në  rrugët e vendit, pa dallim.

“Mos vendosja e rripit të sigurisë mund të rrisë shumë rrezikun e një lëndimi serioz gjatë një përplasjeje në aksident trafiku dhe mund të jetë përgjegjëse për shumë vdekje në rrugë.

Policia e Kosovës është e vendosur për krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë”, ka thënë zëdhënësi i PK-së, Ismet Hashani. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.