Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i shoqëruar nga zv.komandanti i FSK-së, Enver Cikaqi, priti në takim ambasadorët e Norvegjisë, Suedisë dhe Finlandës.
Me këtë rast, ministri Mehaj i njoftoi ambasadorët me projektet dhe aktivitetet në proces në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK, duke u fokusuar në objektivin e tij për zhvillimin dhe modernizimin e Qendrës Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim-Shpëtim të FSK-së (QNTKSH).
Për këtë, ministri Mehaj theksoi se ky objektiv ndërlidhet me konceptin e “smart-defence” që nënkupton funksionalizimin e plotë të kësaj Qendre, sipas standardeve më të larta të qendrave të vendeve perëndimore, anëtare dhe partnere të NATO-s.
Më pas, ministri Mehaj, i shoqëruar nga ambasadorët, z. Grondahl, znj.Ahliny dhe znj. Stjernvall si dhe gjeneral Cikaqin, vizituan QNTKSH të FSK-së në Pomazatin, ku u pritën nga zv.komandanti i Gardës Kombëtare të FSK-së, kolonel Shaip Haziri dhe drejtori i kësaj Qendre, John Doone.
Gjatë kësaj vizite, ambasadorët patën rastin të njoftohen për së afërmi me historikun e Qendrës, misionin, strukturën organizative, të arriturat e deritashme personelin, pajisjet, infrastrukturën, stacionarët e trajnimit, aktivitetet e deritashme, sfidat dhe vizionin për të ardhmen.
Të tre ambasadorët shprehën përshtypjet e thella me ato që u prezantuan dhe shprehën gatishmërinë e tyre që të mbështesin objektivin e ministrit Mehaj nga kapacitetet e tyre shtetërore, respektivisht qendrave të tyre nacionale, të fushës përkatëse. /2LONLINE.com/