(2LONLINE) – Ne kuadër të projektit “ Monitorimi i rasteve të kontesteve pronësore , zbatimi i gjuhës në seanca dhe përmirësimi i pjesëmarrjes së komuniteteve jo-shumicë në sistemin e drejtësisë ”, është organizuar vizita gjykatës “Dita e Hapur” për nxënësit , të rinj, anëtar të shoqërisë civile dhe qytetarëve jo shumicë të komuniteteve.
Organizata jo qeveritare ”NOPM” në bashkëpunim me autoritetet gjyqësore dhe përfaqësues te shkollave “Fan Noli”dhe “Desanka Maksimoviq” të Kamenicës, ka organizuar një vizitë ” Dyer të Hapura” në gjykatën themelore të Kamenicës, dhe kanë njohur nga afër nxënësit me punën specifike të autoriteteve gjyqësore dhe funksionimin e institucionit. Ne këtë vizite morën pjese mbi 50 nxënës, arsimtar dhe drejtor te shkollave (30 Shqiptare dhe 20 Serb) te cilët pas vizitës kane pasur një koktej rasti.
Me këtë rast , Përgjegjësi i gjykatës themelore z. Zijadin Spahiu ka thënë është i kënaqur që ka mundësi të takohen personalisht me nxënësit dhe ti i informojë me përgjegjësitë kryesore të Gjykatës themelore , ekipin e tij dhe shërbimet më të rëndësishme administrative.
”Ju duhet të fitoni njohuri themelore në lidhje me punën,strukturimin e administratës gjyqësore si dhe funksionimin e gjykatës, pikërisht kjo ditë e hapur për vizitë gjykatës ka për qëllim të ju informoj dhe të njoftoheni nga afër me punën, organizimin dhe objektin e gjykatës themelore”, ka thënë Spahiu.
Nxënësit së bashku me Gjykatësin Spahiu kanë vizituar : departamentin e përgjithshëm , zyrën qendrore për menaxhimin e lëndës,Arkivin,sistemin e sigurisë, sallën e gjykimeve, zyrat e gjyqtarëve si dhe sallën e kolegjiumit.
Ne fund të vizitës nxënësit dhe të pranishmit i kanë parashtruar një mori pyetjesh Gjykatësit Spahiu , lidhur me funksionalizimin dhe punën e gjykatës , nxënësit u ndanë të kënaqur me vizitën e organizuar duke përfituar njohuri nga kjo vizitë. Kjo vizitë u organizua në kuadër të projektit “ Monitorimi i rasteve të kontesteve pronësore , zbatimi i gjuhës në seanca dhe përmirësimi i pjesëmarrjes së komuniteteve jo-shumicë në sistemin e drejtësisë ”, që implementohet nga OJQ “NOPM” dhe financohet nga Qendra e
Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC), me fonde nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). /2lonline/