Vizitën në Kroaci, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka filluar me takimin me ministrin e Drejtësisë dhe Administratës Publike, Dr .Ivan Malenica.
Fillimisht ministrja Haxhiu ka falënderuar ministrin Malenica për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për Republikën e Kosovës, në veçanti në fushën e sundimit të ligjit si dhe adresuan çështjet për të cilat mund të bashkëpunojnë e që ndërlidhen me adresimin e krimeve të luftës, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionin dhe dhunën në familje e me bazë gjinore.
Në takim, ndër të tjera, është diskutuar për disa marrëveshje të përbashkëta, siç është Marrëveshja dypalëshe për Ekstradim si dhe për Transferimin e Personave të Dënuar, e të tjera, të cilat do të forcojnë tutje marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në mes të dyja vendeve.
Në fillim të vitit 2023, ministri Malenica do ta vizitojë Republikën e Kosovës, me ç’rast edhe do të punohet drejt finalizimit të marrëveshjeve të tilla. /2LONLINE/