DYLON

Gjilan: Arrestohet i dyshuari për grabitje

Gjilan: Arrestohet i dyshuari për grabitje
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 20.12.2022 rreth orës 22:45 ka pranuar informatë se në një market në qytetin e Gjilanit një person i maskuar nën kërcënimin e armës së zjarrit ka arritur që të grabis një shumë të parave duke u larguar më pas në drejtim të panjohur.

I njëjti gjatë grabitjes dyshohet se ka shtënë në ajër me armën e zjarrit por askush nuk është lënduar.

EkoHigjiena

Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve intensive hetimore ka arritur që të arrestojnë të dyshuarin kosovar shqiptar Z.Sh. (1982).

Arrestimi i të dyshuarit nga ana e hetuesve policor është bërë pasi që është arritur të sigurohen prova të mjaftueshme se i njëjti dyshohet se është i përfshirë në kryerjen e veprës penale të lartcekur.

Pas arrestimit i njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Në lidhje me rrethanat e rastit është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuarit të ndalet në mbajtje për 48 orë për veprën penale ‘’Grabitje’’ dhe rasti me kallëzim penal do të procedohet në Prokurorinë Themelore Gjilan. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.