Kryeshefi ekzekutiv i KRU”Hidromorava” SH.A Gjilan, Muhamed Suliqi, së bashku me stafin e tij, Agim Sllamniku-Sekretar i Kompanisë, Nerxhivane Krasniqi-Zyrtare për Personel, Rina Ahmeti Kasumi- Zëdhënëse e Kompanisë, Granit Sylejmani- Përgjegjës i Lexuesve si dhe dy zyrtaret e Departamentit për Konsumator Shqipe Sadiku dhe Albulena Beqiri pritën në takim zyrtarët e Autoriteti Rregullator për Shërbime të Ujit, përkatësisht të Departamenti për Çështje Ligjore, Bexhet Bala dhe Mejreme Berisha.
Në këtë takim u paraqitën katër çështje me prioritet të cilat u diskutuan si në vijim:
-Nënshkrimi i kontratave të shërbimit me konsumatorët,
-Nënshkrimi i marrëveshjeve të shërbimit me komunat,
-Zbatimi i proceduarve dhe përdorimi i mekanizmave ligjor për lidhJet e paautorizuara në rrjetin publik të ujësjellësit,
-Interpretimi/ Sqarimi i Vendimit të ARRU-së për pezullimin e ndërprerjeve të shërbimeve të ujësjellësit,
-Të ndryshme
Gjatë takimit zyrtarët e ARRU-së u informuan nga Kryeshefi Ekzakutiv, Suliqi dhe zyrtarët e Kompanisë lidhur me ecurinë e punëve të pikave të lartcekura si dhe me problemet dhe gjetjen e një zgjidhje të përshtatshme dhe ligjore në realizimin e tyre.
Lidhur me nënshkrimin e kontratave të shërbimit me konsumatorët, zyrtarja e Departamentit për Konsumator Shqipe Sadiku, informoi zyrtarët nga ARRU që KRU”Hidromorava”SH.A në Gjilan,nga 38.500 mijë konsumatorë sa i ka në shërbim, ka arritë që të nënshkruaj afërsisht 50% kontrata të konsumatorëve. Dhe, ky proces do te vazhdojë me angazhim të shtuar deri në përmbushjen e plotë të këtij standardi me të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit.
Ndërsa, lidhur me nënshkrimin e marrëveshjeve të shërbimit me komunat, Kryeshefi Ekzekutiv Muhamed Suliqi, informoi zyrtarët nga ARRU që Kompania ka të nënshkruara marrëveshjet me të gjitha komunat, duke filluar nga komuna e Gjilanit, Vitisë, Kamenicës, Ranillukut, Parteshit si dhe Novobërdës dhe u shpreh që ka bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë me të gjitha komunat.
Zyrtari i ARRU-se Z. Bexhet Bala, gjatë diskutimit theks të veçantë i dha edhe çështjes të zbatimit të proceduarve dhe përdorimit të mekanizmave ligjor për lidhjet e paautorizuara në rrjetin publik të ujësjellësit
Bala u shpreh që duhet të përdoren mekanizmat ligjore në gjykatë dhe në prokurori dhe të bëhen kallxime penale për gjithë konsumatorët që keqpërdorin ujin dhe që bëjnë lidhje të paautorizuara në rrjetin publik të ujësjellësit, sepse çdo keqpërdorimi apo lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit është vepër penale.
Bala, sqaroi rëndësinë e zbatimit të këtyre proceduarave, sidomos për ndaljen apo zvogëlimin e keqpërdorimeve si dhe zvogëlimin e humbjeve të ujit, si dhe sqaruan vendimin e ri të ARRU-së për pezullimin e ndërprerjeve të shërbimeve të ujësjellësit. /2LONLINE/
Në fund të takimit pas të gjitha diskutimeve të shumta që ishin me rëndësi të veqant për Kompaninë, zyrtarët e ARRU-së, falemnderuan Kryeshefin ekzekutiv Z.Suliqin dhe stafin e tij për pritjen dhe diskutimet që u zhvilluan mbrenda takimit.
Zyrtarët e ARRU-së u ndanë shumë të kënaqur me takimin dhe u shprehën që ka qenë një takim shumë i frytshëm dhe i dobishëm pasi që u diskutuan shumë çështje të rëndësishme. /2LONLINE/