Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku me delegacionin e tij gjatë vizitës zyrtare që po e zhvillon në Poloni, sot vizitoi Akademia Wymiaru Sprawiedliwości në Varshavë.
Në kuadër të vizitës u diskutuan shumë mundësi të bashkëpunimit, mbi të gjitha u bisedua rreth bashkëpunimin në krijimin e një programi të përbashkët të doktoratës mes Fakultetit Juridik, Shkencave Kompjuterike të Universitetit Publik “Kadri Zeka” dhe Fakultetit Juridik dhe Shkencave të Sigurisë nga Akademia Wymiaru Sprawiedliwości.
Njëherësh u diskutuan edhe mundësit e bashkëpunimit për projektet Erasmus+, Horizon Europe, organizimi i konferencave të përbashkëta. Lidhur me këtë, Rektori Dërmaku mori ftesë speciale nga Akademia Wymiaru Sprawiedliwości, për të marrë pjesë në konferencën e radhës që do organizohet në shtator të këtij viti. Në këtë takim u diskutua edhe për projektin që kemi aplikuar tashmë në Agjencinë Nacionale të Polonisë për ndërkombëtarizimin e universiteteve dhe krijimin e programit të përbashkët në shkencat e sigurisë “Internationalization of the University –creation of the programme of International Studies in the Security Area”.
Gjatë kësaj vizite, Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku nënshkroi edhe një marrëveshje të re ICM për mobilitet të stafit akademik, administrativ dhe të studentëve në kuadër të programit Erasmus+.
Vizita e Delegacionit të UKZ-së në Poloni është një dëshmi e përkushtimit për të zgjeruar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të përmirësuar cilësinë e arsimit dhe hulumtimit në universitet tonë. /2LONLINE/