PDK është shpresa, që bashkë me qytetarët e Gjilanit kërkon një mundësi të re për të ndryshuar veten, fshatrat, qytetin dhe komunën; për të ndryshuar mënyrën e të jetuarit dhe raportin qytetarë-institucione lokale. Orientimi themelor i kësaj platforme dhe programi qeverisës lokal është:
Zbatimi i ligjit në çdo nismë të zhvillimit lokal.
Departiakizimi i pozitave, konkurseve dhe dhënies së çdo tenderi.
Rritje e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.
Krijimi i një mjedisi të përshtatshëm për zhvillimin e potencialeve të çdo qytetari, komuniteti dhe biznesi.
Rekrutim i kuadrove profesionalë me bazë meritokracinë, sundimin e ligjit dhe kriteret e hapuara publike, njësoj për të gjithë, pa diskriminim.
Mbështetje për individët dhe familjet në nevojë.
Përkrahje dhe bashkëpunim për një komunë dhe qytet të sigurt për çdo qytetar.
Përmirësimi i infrastrukturës fizike dhe ligjore,
Kjo platformë dhe program bazohet në indikatorët themelorë ekonomikë dhe demografikë, si dhe në resurset materiale dhe njerëzore me të cilat bëhet i mundshëm realizimi i programit. Indikatorët e analizuar janë si në vijim:
Efektet e pandemisë në zhvillimin ekonomik e social të Komunës së Gjilanit e më gjerë.
Struktura demografike dhe profesionale e popullsisë.
Struktura e aktivitetit ekonomik ekzistues.
Resurset natyrore.
Mbrojtja e mjedisit.
Infrastruktura ligjore dhe fizike.
Planifikimi urban.
Tregu i punës.
Zyra për Informim e PDK-së, Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/