DYLON

Ministri Sveçla priti në takim ministrin Bledi Çuçi

Ministri Sveçla priti në takim ministrin Bledi Çuçi
Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Bledi Çuçi.

Në këtë takim ministri Sveçla së pari e uroi ministrin Çuçi për detyrën si dhe për Mbledhjen e parë të Këshillit të Ministrave pas konstituimit të institucioneve duke e falënderuar atë për nënshkrimin e dy marrëveshjeve: Marrëveshjen e trafikut lokal të kufirit si dhe për Marrëveshjen për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec  (Kukës).

EkoHigjiena

Ministri Sveçla theksoi se bashkëpunimi i dy vendeve tona po thellohet nnë shumë dimensione dhe në dobi të qytetarëve nga të dy anët e kufijve. Ministri theksoi se qëndrojnë të bashkuar si gjithmonë, si në paqe ashtu edhe në sfida të përbashkëta.

Gjithashtu ministri Sveçla theksoi se Ministritë e Brendshme të të dy shteteve tona kanë më shumë se 20 marrëveshje  të cilat padyshim kanë qëllim lehtësimin e jetesës dhe zhvillimin e veprimtarisë  së shqiptarëve në të dy anët e kufirit.

Në fund të takimit dy ministrat u zotuan se ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen ndërmjet dy Policive të shteteve tona në fushën e sigurisë publike, luftimin e krimit dhe të korrupsionit. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.