Java e 26-të, e Superligës së Kosovës në futboll. sjell përballjen, KF Malisheva – FC Drita dhe për këtë takim foli edhe futbollisti, Leonat Vitija.
U bë e ditur se atmosfera në klub është e mirë, motivuese dhe me energji pozitive, duke u theksuar se çdo ndeshje kampionale ka rëndësinë e tri pikëve.
futbollisti, Leonat Vitija duke u shprehur optimist tha se ndeshjet dhe pikët fitohen me radhë për t’iu gëzuar triumfit në fund.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë, por kemi pas kohë të analizojmë kundërshtarin dhe besoj që nesër të kthehemi me fitore. Jemi të vetëdijshëm që gabimet nuk na falen dhe tani edhe motivi është më i madh, normalisht në cdo ndeshje shkojmë për fitore. Ne i marrim ndeshjet me radhë dhe shpresoj që edhe pas këtij takimi t’i marrim tri pikët e reja”, ka thënë Vitija. /2LONLINE/
Java e 26-të
𝐊𝐅 𝐌𝐚𝐥𝐢𝐬𝐡𝐞𝐯𝐚 – 𝐅𝐂 𝐃𝐑𝐈𝐓𝐀
E shtune, ora 13:00