Me moton “Çdo dhurues gjaku është një hero”, sot në sheshin e qytetit në Viti është organizuar dhurimi vullnetar i gjakut, nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Viti në koordinim me Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në Prishtinë.
Me këtë rast, kryetari i komunës, Sokol Haliti, i ka vizituar dhuruesit vullnetarë të gjakut dhe, u shpreh se ky organizim ka një vlerë të veçantë që domosdoshmërisht lidhet drejtpërdrejtë me shpëtim jete.
Përndryshe, në këtë aktivitet kanë shprehur interesim për dhurim të gjakut, mbi 20 persona. /2LONLINE/