DYLON

Vitia fituese e projektit “Krijimi i brendit turistik dhe promovimit të Komunës së Vitisë”

Vitia fituese e projektit “Krijimi i brendit turistik dhe promovimit të Komunës së Vitisë”
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti bashkë me organizatën “Swisscontact”, sot kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për bashkëfinancim të projektit “Krijimi i brendit turistik dhe promovimit të Komunës së Vitisë”

Me këtë projekt të financuar nga qeveria Suedeze, organizata “Swisscontact”, e ka përzgjedhur rajonin e Vitisë si destinacion me rëndësi kulturore dhe historike, dhe me potencial për zhvillimin e turizmit përmes rritjes së fluksit të turistëve.

EkoHigjiena

Më konkretisht, përmes këtij projekti do të krijohet brendi turistik dhe strategjia e promovimit të destinacionit që e identifikon dhe e karakterizon komunën e Vitisë si destinacion konkurrues. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.