Komuna e Vitisë, konkretisht Njësia e Profesionale e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit ka vazhduar sot me klorifikimin e hapësirave të ndryshme si masë parandaluese kundër përhapjes së virusit panedmik COVID-19.
Me këtë rast sot është bërë pastrimi dhe klorifikimi i hapësirave pranë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Institucioneve Komunale, Emergjencës dhe Stacionit Policor në Viti por edhe të Qendra e Mjekësisë Familjare në Pozheran.
Përndryshe pastrime dhe dezinfektime të tilla po bëhen vazhdimisht në lokalitetet e ndryshme me qëllim të parandalimit të përhapjes së këtij virusi.